Aktualitet

Po trasportonte emigrantë të pligjshëm dhe nuk iu bind policisë, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Ndonëse uniformat blu e sinjalizuan që të ndalonte, ai tentoi të largohej me shpejtësi por u kap. Policia ka sekuestruar automjetin, një aparat celular dhe një shumë parash.

10 Maj 2023, 13:25 Nga f.i
Po trasportonte emigrantë të pligjshëm dhe nuk iu bind
Pamje nga arrestimi

KORÇË- Gani Mollaymeri, 35 vjeç është arrestuar në Korçë, pasi është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë. Ai ishte duke lëvizur me automjet në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, ku konstatoi se po ndiqej nga policia.

Ndonëse uniformat blu e sinjalizuan që të ndalonte, ai tentoi të largohej me shpejtësi por u kap. Policia ka sekuestruar automjetin, një aparat celular dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Shtetasi G. M., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 35-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 35-vjecari ne korce korce

Sondazh

Poll