Aktualitet

Vodhi 26 mln lekë nga kompania ku punonte, vihet në pranga 40-vjeçari

Në total ka arritur që të përfitojë 26 milionë lekë nga kompania ku punonte. 

10 Maj 2023, 13:44 Nga F.M
Vodhi 26 mln lekë nga kompania ku punonte, vihet në pranga
Policia

KORÇË- Një 40-vjeçar me inicialet G.Sh., banues në fshatin Drenovë, Korçë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka mashtruar kompaninë ku punonte dhe ka arritur të marrë mallra të ndryshëm. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 40-vjeçari i ka marrë mallrat gjatë periudhës tetor 2022-mars 2023. Në total ka arritur që të përfitojë 26 milionë lekë nga kompania ku punonte. 

Njoftimi i policisë Korçë: 

Shpërdoroi detyrën duke shitur produkte ushqimore me vlerë të konsiderueshme, të kompanisë në të cilën ishte i punësuar, vihet në pranga 40-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë ndaluan shtetasin G. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, me detyrë agjent shitjeje në një kompani që tregton produkte ushqimore me shumicë, gjatë periudhës tetor 2022-mars 2023, ka tërhequr mallra të ndryshme për llogari të kësaj kompanie dhe nuk i ka depozituar ato, por i ka shitur në subjekte të tjera, duke përfituar shumën 2 600 000 lekë të rinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën".

policia e korces

Sondazh

Poll