Aktualitet

15 vite sherr e dhunë për një rrip toke mes çiftit Çollaku dhe një biznesmeni në Delvinë, të moshuarit: Duan të na grabisin pronën

Amalia dhe Foto Çollaku dy ditë më parë disa fqinjë i sulmuan dhe kjo është e disata herë që ndodh.

10 Maj 2023, 12:50 Nga I.A
15 vite sherr e dhunë për një rrip toke mes çiftit
Çifti Çollaku

DELVINË- Prej gati 15 vitesh, dy familje janë në konflikt për një barrakë dhe një copë tokë në Delvinë. Në kronikën e publikuar nga Report Tv, dy të moshuar Amalia dhe Foto Çollaku, 77 vjeç ruajnë barrakën e vogël në të cilën banojnë në kushte të një mjerimi absolut të rrethuar nga pak pemë ulliri. Ata kanë frikë se toka do iu merret nga familjet e fqinjëve, Fajk Prodas, 64 vjeç, pronar i një punishteje të prodhimit të bulmetit dhe nga familja Basho. Amalia dhe Foto Çollaku dy ditë më parë disa fqinjë i sulmuan dhe kjo është e disata herë që ndodh.

“Më erdhën pardje të premten në ora 12 e gjysmë, më kanë qëlluar me grusht brenda në shtëpi time. Kërkojnë të më marrin pronën me pahir. Kemi që vjet që jemi dhunuar. Po të hapen kamerat do faktohen të tëra rrahjet tona. 17 veta erdhën që mblodhën ullinjtë. Ditën e parë erdhën vodhën 7 thasë me ullinj. Dita e fundit ishte pardje që erdhën rrahën burrin. Bënin shenja dhe thonin fjalë të turpshme dhe njëri vëlla e goditi se i tha Foto. Duket se ne na kanë lënë vetëm shtëpinë. Na kanë prishur stallën, prishën bletët”, thanë të moshuarit Çollaku.

Edhe fqinj, Faik Prodas, thotë se dy të moshuarit Çollaku kanë bërë për hakmarrje akte dhune ndaj pronës së tij, si fillim duke helmuar 6 derrkucë dhe më pas duke hedhur helm në tokat e tij.

“Ky zotëria ka ardhur 3 herë që në datën 25 prill, janë të filmuara me kamera. Ja çfarë ka bërë. Ai nesër do vijë të më djegë makinën, mund të më prishë objektin. Mund të bëjë shumë gjëra, unë jam kaq i indinjuar, më ka prishur imazhin, më ka prishur punë, më ka prishur terezinë. Edhe me gruan sherr e shamata për këtë punë. I kam me pamje filmike, i kam dorëzuar në prokurori”, tha Faik Prodas.

Të dy familjet na thonë se i janë drejtuar policisë së Delvinës, por që të dy akuzojnë policinë se nuk ka bërë asgjë.

foto Çollaku amalia collaku faik prodas

Sondazh

Poll