Aktualitet

'Shifrat mund të jenë DYFISH'/ Ndotja e ajrit në Tiranë, 'Piranjat': Asnjë institucion s'ka reaguar mbi substancat kancerogjene

'Piranjat' shkruajnë sot se shifrat mund të jenë akoma më të larta nga se u publikuan pas studimit italian, pasi 4 ditët e matjeve ishin me shi, ç'ka tregon se vetëm gjysma e ditëve janë matur në studim.

10 Maj 2023, 12:41 Nga A.B
'Shifrat mund të jenë DYFISH'/ Ndotja e ajrit në
Tirana

TIRANË- Studimi i fundit i publikuar në emisionin 'Piranjat' për ndotjen e kryeqytetit është alarmues. Pavarësisht kësaj, insitucionet përkatëse ende nuk kanë reaguar dhe as përgënjeshtuar faktin se qytetarët po thithin ajër kancerogjen. 'Piranjat' shkruajnë sot se shifrat mund të jenë akoma më të larta nga se u publikuan pas studimit italian, pasi 4 ditët e matjeve ishin me shi, ç'ka tregon se vetëm gjysma e ditëve janë matur në studim.

POSTIMI: 

Nga 8 ditë matje, 4 ditë kanë qenë ditë me reshje shiu, pra gjysma e ditëve të matura. Gjë që të bën të mendosh: mos vallë ndotja e matur nga ekspertët do kishte dhënë shifra të dyfishta në kushte normale? Sido që të jetë, të dhënat e matura japin rezultate alarmante. Dhe ASNJË institucion nuk ka reaguar apo dhënë një përgjigje zyrtare mbi substancat kancerogjene në ajrin e Tiranës.

Qoftë dhe për të hedhur poshtë shifrat, për të vënë në dyshim metodologjinë apo për të akuzuar emisionin  Piranjat për manipulime. Pse kjo heshtje që pranon fajin? 8 ditë matje… 4 vite pritje?

piranjat

Sondazh

Poll