Kushtet e vështira në të cilat jetojnë policët, shumica kanë kredi. Prej 3 vitesh s’janë paguar për orët shtesë
2 Tetor 2019, 19:44Nga DOSJA
TIRANË- Punonjësit e policisë detyrohen të marrin kredi në banka për shpenzimet familjare pasi prej rreth 3 vitesh nuk marrin orët suplementare dhe dietat e prapambetura për shërbimet jashtë rrethit. Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme gjetjen e fondeve për likuidimin e efektivëve për këtë periudhë, por dhe dhënien e pagave të gradave apo dhe trajtimin financiar për punë të dëmshme ku mbi 500 efektivë nuk marrin pagesën prej 7 mijë lekësh në muaj.
Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është në borxh me efektivat e rendit të cilëve nuk u ka paguar orët suplementare dhe dietat e prapambetura për shërbimet jashtë rrethit, nga viti 2017.
Avokati i Popullit i ka kërkuar Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për marrjen e masave të menjëhershme për sigurimin e fondeve për likuidimin e detyrimeve për vitin 2017, 2018 dhe 2019, duke përfshirë edhe kompensimin e ushqimit.
Sipas dokumentit që RTV Ora disponon, rezulton se pagesat e prapambetura kanë rënduar buxhetin familjar të punonjësve të policisë, të cilët për të zgjidhur problemet ekonomike detyrohen të marrin kredi në banka.
Ligji i ri i policisë së shtetit solli ulje pagash për më shumë se 2300 punonjës për shkak të suprimimit të gradës kryeinspektor.
Nga viti 2016 e në vazhdim këta punonjësvazhdojnë të marrin 7000 deri në 9000 lekë të reja më pak, dhe për këtë arsye avokati kërkon tu jepen gradat dhe pagat për grada efektivëve që përmbushin kushtet dhe kriteret sipas ligjit për gradën inspektor i dytë dhe inspektor i parë.
Një tjetër problematikë që nga avokati kërkohet ti jepet zgjidhje, është trajtimi financiar për punë të dëmshme, duke bërë që mbi 500 efektiva të mos trajtohen financiarisht në masën 7 mijë lekë në muaj.
Gjatë vitit 2019 punonjësit e rendit janë angazhuar në punë me orare të zgjatura pothuajse çdo ditë, duke përmendur këtu ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestave të opozitës apo dhe shoqërimin e Kryeministrit në mitingjet jashtë Tirane.
Problematikat janë ngritur nga Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë drejtuar Avokatit të Popullit me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për gjetjen e fondeve.
Policia e Shtetit tha për RTV Ora se orët suplementare dhe orët e natës vijojnë të paguhen në varësi të plotësimit të dokumenteve nga efektivët e policisë.
SHBA– Luftëtari shqiptar Gzim Selmani, ose i njohur ndryshe nga publiku si “Psikopati shqiptar” apo Rezar do të kthehet sërish në skenën e “WWE”.Shqiptari nga M...
Nga operacioni që zhvilloi policia britanike në, Ëest Yorkshire, u arrit të zbulohej një parcelë e madhe me kanabis, ku sipas përllogaritjeve e gjithë ...
BRITANI E MADHE- Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin e katër personave që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Grineo Dakës. (Lexo këtu)Kryeinspektor...
MIRDITË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë ku është vrarë me armë zjarri një 34-vjeçar, që rezulton banues në Kurbin, për shkak të pasaporti...
MIRDITE- Dosja.al ka mësuar se viktima e vrasjes në Mirditë, Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit. Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinji...
GREQI- Policia greke ka finalizuar sot nje operacion tjetër anti-drogë, ku bëhet me dije se të arrestuar janë disa shqiptarë. Më tej shtohet se grupi kriminal t...
TIRANË– Disa ditë pasi në media u publikuan pamje nga një lokal, ku avokati Ilir Murati shfaqej me tri prokurorët që hetuan vrasjen e Santiago Malkos dhe k...