Aktualitet

‘Iku lajmi, nuk u bë’, Anila Basha tregon paraskenat: Kishte ndërhyrë Edi Rama

2 Tetor 2019, 20:56 Nga DOSJA
‘Iku lajmi, nuk u bë’, Anila Basha tregon paraskenat: Kishte

TIRANË– Gazetarja Anila Basha ka treguar detaje nga fillimet e para si gazetare tek “Koha Jonë”. 

Në fjalën e saj në emisionin “Suiree”, Basha tregoi rastin se si lajmi që kishte gjetur dhe që mendonte të hapte gazetën nuk u publikua pas një ndërhyrjeje të Edi Ramës. 

“Kam pasur Shkullakun asokohe kryeredaktor tek gazeta ‘Koha Jonë’ dhe Edi Rama ka qenë Ministër Kulture. I kam gjetur Ramës një vendim qeverie për një monument kulture dhe ai më kapi dhe më tha që nuk ke për ta bërë lajm. Unë më arrogancën time i kam thënë ‘kush je ti? Lajmin sigurisht që do ta bëj’, ndërkohë ai me batutat e veta që të çarmatoste’. Më pas iki me gjithë qejf në redaksi sepse kisha lajmin ekskluziv për të hapur gazetën, por lajmi i Ramës kishte shkuar më herët tek Armand Shkullaku përpara se të shkoja unë. Fillova të qaja se mezi e kisha gjetur atë dokument, ndërsa Edi Rama kishte bërë pazar me Shkullakun. Iku lajmi, u harrua, nuk u bë. Prandaj them që meshkujt janë për pazar, ndërsa ne jemi për sakrifica”, ka treguar Anila Basha.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anila basha edi rama anila basha edi rama

Sondazh

Poll