Aktualitet

Pas sherrit ‘kërcet’ arma në Durrës, plagoset një person, identifikohet autori

2 Tetor 2019, 23:06 Nga DOSJA
Pas sherrit ‘kërcet’ arma në Durrës, plagoset

DURRËS- Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në lagjen nr.7 të qytetit të Durrësit ka ndodhur një plagosje me armë zjarri pasi një sherri të çastit mes dy personave.

Dosja.al mëson se është plagosur një person me iniciale A.M,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.  Policia ka mundur të identifikojë autorin, 42-vjeçarin me iniciale I.L., dhe po punon për kapjen e tij.

I plagosuri u transportua drejt spitalit të Durrësit me një mjet privat pas minuta pas breshërisë së plumbave. Ende nuk dihen shumë detaje për këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.10.2019, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I.I., 42 vjeç, pasi në lagjen Nr.7, Durrës për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur jashtë rrezikut për  jetën shtetasin A.M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me armë më durrës të shtëna me armë në durrës] plagosje me armë më durrës të shtëna me armë në durrës]

Sondazh

Poll