Politike

"Thotë kemi 3 besime në një familje"/ Berisha i drejtohet Ramës: S'kanë në mend shqiptarët të të ndjekin ty me 5 martesa

Berisha iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se shqiptarët nuk do ta ndjekin, duke i përmendur martesat dhe lidhjet e mëparshme. 

10 Maj 2023, 11:54 Nga A.B
"Thotë kemi 3 besime në një familje"/ Berisha i
Sali Berisha

MALËSI E MADHE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Malësinë e Madhe, aty ku u takua me demokratët. Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se shqiptarët nuk do ta ndjekin, duke i përmendur martesat dhe lidhjet e mëparshme. 

"Thotë jo gomari, jo cakalli, nuk kam motër. E fjalë të tilla,po ti je qeveritar, duhet të thuash se cfarë të bësh. Nuk janë qytetarët të interesuar, ke motër apo jo. I them Edi Ramës, je një copë injoranti që ke vetëm veten shok, se vetëm në Malësi nuk e bën atë përpjekje, jo sot...

lexo pak para se të vish e të përmendësh ndasitë këtu...le kur thotë kemi 3 besime në një familje. Tani me thënë të drejtën, s'kanë në mend shqiptarët me të ndjek ty me 5 martesa. Shqiptarët janë mirë me 1 martesë, keq më vjen që po ta them, po do ia them. Kam këtë e kam atë, po dihet si i ke, se nëse i futemi më tutje i nxjerrim më keq"

 

sali berisha

Sondazh

Poll