Sport

Ai e mahniti Thierry Henryn: "Truri i tij është më i zgjuari që kam parë ndonjëherë!"...

Ish-futbollisti dhe trajneri Thierry Henry është mahnitur nga Kevin De Bruyne, ylli i Manchester Cityt, pas barazimit 1-1, të arritur nga ‘Qytetarët’, në Santiago Bernabeu me Real Madridin.

10 Maj 2023, 13:04 Nga DOSJA

Ai e mahniti Thierry Henryn: "Truri i tij është më i zgjuari

SPANJE - Në fund të ndeshjes së luajtur në kryeqytetin spanjoll, ish-lojtari kombëtares franceze vuri re mesfushorin belg dhe e konsideron atë si futbollistin më inteligjent që ka parë ndonjëherë.

Henry deklaroi se Kevin De Bruyne është një futbollist aq i vlefshëm, sa mund të bëhet problem, duke qenë se lojtarët e tjerë nuk mund të ngrihen në një nivel të tillë.

“Unë nuk mendoj se ai pati një ndeshje të madhe, por ai shënoi një gol të rëndësishëm.  Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë them se ai është lojtari më i mirë dhe më i rëndësishëm në ekip. Truri i Kevinit është më i zgjuari që kam parë.

Ne flasim për mënyrën se si ai e sheh lojën. Truri i tij, në momente të caktuara, nuk e dini se çfarë po mendon. Është pothuajse sikur ai nuk është me ne. Është aq i mirë sa mund të jetë problem, sepse pjesa tjetër nuk është në nivelin e tij. Mendoj se ai është lojtari më i zgjuar që kam parë ndonjëherë në jetën time.

E kam stërvitur për disa vite në kombëtaren belge. E vlerësova edhe më shumë kur shikoja gjërat që bën në stërvitje, në ndeshje... Po, ndonjëherë çmendet, sepse është perfeksionist. Është e pabesueshme”,- tha Thierry Henry.

Ai e mahniti Thierry Henryn: "Truri i tij është më i zgjuari
Kevin De Bruyne, përzgjedhur si lojtari më i mirë i ndeshjes Real Madrid - Manchester City (1-1)

Thierry Henry pati mundësinë të stërvitte Kevin De Bruyne në kombëtaren e Belgjikës, ku ishte i dyti në komandë pas Roberto Martinez, në dy raste, në periudhat 2016-2018 dhe 2021-2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll