Politike

'MERRNI MASA'/ 4 ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim: Ka raportime për blerje votash

Yuri Kim theksoi se partitë politike, në emër të së cilave po blihen vota, duhet të ndërmarrin masa. 

10 Maj 2023, 11:15 Nga A.B
'MERRNI MASA'/ 4 ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim: Ka raportime
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me rastet e shitblerjes së votës të raportuara së fundmi. E pyetur nga gazetarët, kryediplomatja amerikane theksoi se partitë politike, në emër të së cilave po blihen vota, duhet të ndërmarrin masa. 

“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha Kim./Dosja.al

shit-blerje votash yuri kim fushata 2023

Sondazh

Poll