Politike

“Asgjë s’e shpëton Hajdarin e oligarkut nga ndëshkimi në 14 maj”, Meta: Lefter Maliqi do i’a kthejë Bashkinë qytetarëve

Meta shkruan se asgjë nuk do e ndalë fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi

10 Maj 2023, 09:47 Nga m.s
“Asgjë s’e shpëton Hajdarin e oligarkut nga ndëshkimi
Lefter Maliqi me qytetaret

KUÇOVE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se asgjë nuk e ndal fitoren e Lefter Maliqit, duke premtuar se do i rikthejë Bashkinë qytetarëve. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se asgjë nuk do e ndalë fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi. Për zgjedhjet e 14 majit, Meta shprehet se qytetarët do të japin verdiktin përfundimtar ndaj oligarkëve.

“Asgjë nuk e ndal fitoren e Lefter Maliqit që ka fituar zemrat e të gjithë banorëve të Kuçovës.

Lefter Maliqi do i’a kthejë bashkinë qytetarëve.

Asgjë nuk e shpëton Hajdarin e oligarkut nga ndëshkimi mbarëpopullor në 14 Maj!”.

 

meta zgjedhjet kucove

Sondazh

Poll