Politike

I dogjën makinën në garazh, kandidati i PS në Has: Kam pasur tensione në fushatë me rivalitetin

Mulaj u shpreh se ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe lajmin e ka marrë nëpërmjet një telefonate.

10 Maj 2023, 10:15 Nga A.B
I dogjën makinën në garazh, kandidati i PS në Has: Kam pasur
Beqir Malaj

TIRANË- Kandidatit të PS në Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj i është djegur  makina brenda garazhit të tij. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku u shpreh se ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe lajmin e ka marrë nëpërmjet një telefonate.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00. Jam telefonuar përmes telefonit, kam shkuar në vendngjarje dhe kam parë që makina po digjet. Menjëherë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Po bëhet ekspertiza në lidhje me ngjarjen. Kam pasur tensione në fushatë me rivalitetin por nuk mund ta lidh ngjarjen me këtë. Automjeti ishte i parkuar prej tre vitesh. Ambienti ku ishte i parkuar makina ishte magazina”- tha ai.

Çfarë ndodhi?

Gjatë natës është djegur makina e kandidatit socialist për kryebashkiak në Has, Beqir Mulaj. Makinës i është vënë zjarri, dyshohet qëllimisht në parkingun e banesës, e cila ndodhet rpanë aksit 'Krume-Golaj'. 

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimshme dhe vjen vetëm 4 ditë përpara zgjedhjeve lokale të së dielës./Dosja.al

beqir mulaj

Sondazh

Poll