Aktualitet

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha? Kush do jetë në përurimin e rrugës “Ismail Qemali”

Ai u shpreh se ka biseduar me fotografin e njohur Fadil Berisha i cili i ka premtuar se do të bëjë të mundur pjesëmarrjen e tyre.

10 Maj 2023, 09:47 Nga I.A
Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha? Kush do jetë në përurimin e
Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha

SHBA- Emërtimi i rrugës në Staten Island, New York, për nder të Ismail Qemalit do të jetë një moment i paharrueshëm për komunitetin shqiptar. Naser Nika, kryetar i shoqatës shqiptaro-amerikane tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, tha se po lobon që në ceremoni të jenë të pranishme edhe yjet e muzikës shqiptare si Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha. Ai u shpreh se ka biseduar me fotografin e njohur Fadil Berisha i cili i ka premtuar se do të bëjë të mundur pjesëmarrjen e tyre.

“Fadil Berishën e kam shok dhe përmes tij i kam kërkuar që të ftojë këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha. Unë i kam thënë se nëse ka një njëri që mund t’i ftojë ai është Fadil Berisha dhe e kam lënë në dorë të tij. Ajo do të ishte një gjë shumë e bukur, por ndoshta mundësitë më të mëdha për të marrë pjesë i ka Bebe Rexha duke qenë se jeton këtu. Fadili më ka thënë që do të bëjë maksimumin”, tha ai.

naser nika fadil berisha dua lipa rita ora bebe rexha

Sondazh

Poll