Aktualitet

"15 mijë lekë dhe naftë"/ 4 ditë para zgjedhjeve, nis SHIT-BLERJA e votës, 1 në pranga, 1 nën hetim në Tiranë

U arrestua Kristo Agalliu, si dhe u referuan materialet në Prokurori për Agron Durajn.

10 Maj 2023, 09:08 Nga A.B
"15 mijë lekë dhe naftë"/ 4 ditë para zgjedhjeve,
Foto ilustruese

TIRANË- Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga dita e zgjedhjeve, rastet e shit-blerjeve po bëhen publike. Kështu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Premtuesi” u arrestua Kristo Agalliu, si dhe u referuan materialet në Prokurori për Agron Durajn.

Ky i fundit po bisedonte me koordinatorin e LSI në Kucovë dhe i thoshte  se do të sillte votues nga Kuçova drejt Tiranës kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra për 4 vota, nga të cilat 50 mijë lekë do të përdoreshin për naftë.

NJOFTIMI I POLICISË:Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Premtuesi". Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet një shtetas që komunikon për shit-blerje votash, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Premtuesi". Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit K. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 61 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Ky nuk është rasti i vetëm i shit-blerjes së votave në vend. Një ditë më parë, një grua në Mallakastër u denoncua se po blinte vota në favor të kandidatit të grupimit Basha-Alibeaj, Agron Kapllanaj. Denoncimi ka detyruar blutë të kërkojnë për Dashuri Divintari, mbi të cilën është ushtuar një kontroll i imtësishëm.

Divintari më pas u ndalua nga policia për shitblerje votash, në favor të Kapllanajt. Shit-blerja e votës dënohet me ligji, ndaj edhe në këto ditë të fundit të fushatës janë shtuar shumë rastet e tilla./Dosja.al

fushata 2023 kristo agalliu agron duraj shit-blerje votash

Sondazh

Poll