Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina e dasmorëve përplaset me mjetin tjetër, lëndohet një person

Dy mjetet kanë marrë dëmtime, ndërsa njëri nga drejtuesit ka marrë plagë të lehta.

10 Maj 2023, 09:14 Nga A.B
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina e dasmorëve përplaset
Aksident

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd pranë fshatit Mengel. Një makinë dasmorësh, teksa ishte duke ecur në aksin rrugor, u përplas me një mjet tjetër. 

Për pasojë, dy mjetet kanë marrë dëmtime, ndërsa njëri nga drejtuesit ka marrë plagë të lehta.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë si edhe lagështia në rrugë. Pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë./Dosja.al

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll