FOTOT/ Kanosi një person brenda lokalit, shpallet në kërkim 29-vjeçari me precedent kriminal në Burrel
Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12 targa makine, një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.
MAT- Një 29-vjeçar me emrin Hulk Dedja është shpallur në kërkim për kanosje, armëmbajtje pa leje si dhe mbajtje uniforme pa të drejtë. Mësohet se Hulk Dedja për motive të dobta në Burrel kanoste një person. Por në momentin që ka shkuar policia i riu është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që blutë kanë kryer kontroll në banesën e tij. Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12 targa makine, një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.
Njoftimi i Policisë:
Mat/Kanosi një shtetas për motive të dobëta, shpallet në kërkim 29-vjeçari. 29-vjeçari më precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjen dhe sekuestron 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin "Policia", 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Burrelit, një shtetas me precedent të theksuar kriminal kanoste një shtetas tjetër për motive të dobëta, menjëherë kanë shkuar në adresën e marrë. Shtetasi H.D., pasi ka kanosur shtetasin tjetër është larguar menjëherë nga ambientet e lokalit.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin "Policia", 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë shpallur në kërkim shtetasin H.D., 29-vjeç, banues në Burrel. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit H.D., si dhe të personave të tjerë që shoqëronin këtë shtetas, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".
Po kush është Hulk Dedja?
Hulk Dedja, i biri i Halit Dedjas, i cili u ekzekutua në kryeqytet në dhjetor të 2010-ës. I riu dyshohet se në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli. 18-vjeçari në 5 maj të vitit 2011, pak muaj pas vrasjes së babait të tij, tentoi të ekzekutojë për hakmarrje Ismet Kolën dhe nipin e këtij të fundit, Bashkim Dervishi. Dajë e nip mbetën të plagosur, ndërsa Hulku mundi të largohej duke i shpëtuar drejtësisë për më tepër se një vit.
Sondazh
U ra sipër orteku, nxirren trupat e pajetë të dy turisteve në Valbonë
Baets Myrthe dhe Joanna Blocaille VALBONË- Trupat e dy turisteve që humbën jetën ditën e djeshme në Valbonë jan&eu...
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina e dasmorëve përplaset me mjetin tjetër, lëndohet një person
Aksident ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd pranë fshatit Mengel. Një makin&eu...
"15 mijë lekë dhe naftë"/ 4 ditë para zgjedhjeve, nis SHIT-BLERJA e votës, 1 në pranga, 1 nën hetim në Tiranë
Foto ilustruese TIRANË- Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga dita e zgjedhjeve, rastet e shit-blerjeve po bëhen publike. Kështu, në...
Peshkarexha goditet nga trageti, Policia Kufitare: Shpëtuam nga mbytja peshkatarët që ndodheshin në ujë
Porti DURRËS- Policia kufitare e Portit të Durrës ka dhënë më shumë detaje rreth mbytjes së anijes me tre persona n...
Kokaina në Portin e Selanikut! Arrestohet drejtuesi i grupit, mjeku i dënuar më parë, bien në pranga edhe të afërm të tij
Policia GREQI- Një mjek nga Selaniku, është mes 9 të arrestuarve për rrjetin e drogës me 100 kilogram&eum...
KË PO KËRKONIN? Operacion blic në Elbasan, policia kontrolle automjeteve gjatë orëve të vona të mbrëmjes
Foto ilustruese ELBASAN- Një operacion blic është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Njësia operaciona...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 10 Maj 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të...
VIDEO- Goditet nga trageti i linjës Durrës-Bari, mbytet peshkarexha në ujërat e Adriatikut
Anije DURRËS- Një peshkarexhë është mbytur natën e kaluar në ujërat e Adriatikut. 'JOQ' ka ndarë një...
VIDEO/ Të shtëna vdekjeprurëse pranë një sinagoge në Tunizi, 4 të vdekur
Tunizi TUNIZI- Dy vizitorë dhe dy roje të sigurisë janë vrarë nga një sulmues pranë sinagogës më të vjet&...
Shi gjithë ditën! Si parashikohet të jetë moti sot, mos harroni çadrat
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria sot do të jetë nën sundimin e reshjeve të shiut. Në mëngjes, vendi ynë do t&...
