Sport

Pep Guardiola bëri të njejtin veprim, që Ancelotti e kishte bërë 16 vite më parë...

Një veprim të tillë ka bërë edhe trajneri italian i Realit Madridit kur drejtonte Milanin, në një përballje ndaj Manchester United

9 Maj 2023, 23:55 Nga DOSJA
Pep Guardiola bëri të njejtin veprim, që Ancelotti e kishte

SPANJE - Manchester City barazoi (1-1) në “Santiago Bernabéu”, kundër Real Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, dhe përveç rezultatit, fakti që trajneri katalanas nuk bëri asnjë zëvendësimi, ishte një dukuri që ra në sy gjatë rrjedhës së ndeshjes.

Njëmbëdhjetë lojtarët që filluan ndeshjen ishin saktësisht të njëjtë me ata që e përfunduan atë dhe Pep Guardiola bëri diçka, që nuk kishte ndodhur prej 16 vitesh në këtë fazë të këtij kompeticionit. 

Dhe për kuriozitet, kjo ndodhi edhe në një ndeshje kundër një skuadre që drejtohej nga trajneri italian Carlo Ancelotti... Përkimi ka ndodhur me 16 vite më parë me Milanin. 

Më 24 prill 2007, në “Old Trafford”, Sir Alex Ferguson pa Manchester United të fitonte 3-2 ndaj skuadrës italiane kuqezi, e cila gjithashtu nuk bëri asnjë ndryshim për gjatë gjatë 90 minutave.

Në krye të pankinës së Milanit asokohe trajner ishte Carlo Ancelotti, i cili shkoi në finale, pasi u kualifikua për shkak të goli jashtë fushe (kishte fituar 2-1 në shtëpi).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll