Sport

Mourinho harroi letrën në pankinë, zbulohet ‘receta sekrete’ e portugezit ndaj Interit...

Gazetari italian e postoi shënimin në rrjetet sociale, me pak fjalë, por me indikacione të qarta…

9 Maj 2023, 23:16 Nga DOSJA

Mourinho harroi letrën në pankinë, zbulohet ‘receta

ITALI - Çfarë mendojnë dhe thonë, José Mourinho dhe stafi i tij, gjatë lojës? Këtë të martë arritëm ta dinim pjesërisht, kur gazetari italian Tommaso Turci zbuloi në rrjetet sociale letrën e harruar në pankinën e Romës, pas disfatës në shtëpi ndaj Interit (0-2), fjalë që u bëri jehonë “Corriere dello Sport”.

"Humbje e disiplinës, humbje e topit në fazën e parë. Ana e topit e Maticit. Në grupe, krosim në zonë. BALANC. Bllok i ulët",- mund të lexohet në shënimin e vogël pa shumë fjalë, por qartë, trajneri portugez ka shkruar se çfarë donte nga lojtarët e tij në ndeshje dhe çfarë më pak i pëlqente.

Mourinho harroi letrën në pankinë, zbulohet ‘receta

Shënimi, i dobishëm apo jo? Epo, ajo që dihet është se dy golat e Interit nuk patën përgjigje nga formacioni roman, largimi i ekipit nga vendet evropiane (vendi i 7-të) dhe lejimi i Interit për të arritur në vendin e katërt në Serie A, ‘biletë’ për në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll