Sport

Figo mbështet Interin në "derbin" e Milanos, madje parashikon edhe lojtarin e ndeshjes: “Do të jetë vendimtar”...

Ish-lojtari i kombëtares portugeze parashikon gjysmëfinalen e Champions League

9 Maj 2023, 20:50 Nga DOSJA
Figo mbështet Interin në "derbin" e Milanos, madje

ITALI - Luís Figo nuk i harron kohët kur ka luajtur me Interin, ndaj shprehet për fitoren e zikaltërve në derbin e nesërm, kundër Milanit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

“Jam krenar që kam veshur fanellën e Interit dhe jam i lumtur që Italia ka dy gjysmëfinaliste në Champions League, përveç Napolit, i cili gjithashtu bëri shumë mirë në kompeticion, përpara se të eliminohej në çerekfinale”,- është shprehur ish-lojtari i kombëtares portugeze, në një prononcim për ‘Gazzetta dello Sport’.

"Gjithçka mund të ndodhë në derbin e Milanos. Kam luajtur shumë dhe e di që mund të jenë të ekuilibruar dhe shumë të tensionuar. Pres dy ndeshje të shkëlqyera në këto gjysmëfinale",- shtoi ish-futbollisti, i cili luajti për Interin midis viteve 2005 dhe 2009, vit kur ai “i vari në gozhdë” këpucët e futbollit.

Figo parashikon se çfarë mund të ndodhë. "Unë pres që Interi të arrijë në finale. Sulmuesit priren të jenë figurat më të rëndësishme, kështu që mendoj se Lautaro Martinez do të jetë vendimtar. Detajet janë thelbësore në Champions League dhe ai mund të jetë njeriu i duhur. Ai është pjekur shumë dhe ka një personalitet të fortë”.

Në gjysmëfinalen tjetër, atë midis Real Madrid, një tjetër klub me të cilin ka luajtur Figo, dhe Manchester City, portugezi shprehet: "Unë e shoh Cityn si një nga favoritët, skuadra e Guardiolës është një nga më të mirët në botë dhe ka përvojë, pasi ka humbur në gjysmëfinale sezonin e kaluar. Por kur luan në Madrid, ndjen historinë e Realit në këtë kompeticion."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll