Sport

U operua me sukses, mbrojtësi De Sciglio do t'i mungojë Juventusit për disa muaj...

Mbrojtësi operoi me sukses në gjurin e tij të djathtë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë javën e kaluar

9 Maj 2023, 21:02 Nga DOSJA
U operua me sukses, mbrojtësi De Sciglio do t'i mungojë

ITALI - Mbrojtësi i Juventusit, Mattia De Sciglio, ka operuar me sukses në gjurin e djathtë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë javën e kaluar, njoftoi këtë të martë klubi i Seria A italiane, i cili nuk tregoi kohën e ndërprerjes.

“Mëngjesin e kësaj të marte, Mattia De Sciglio iu nënshtrua një operacioni për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar anterior në gjurin e tij të djathtë.

Operacioni u krye në klinikën Toniolo në Bolonja nga Prof. Zaffagnini, nga Instituti Ortopedik Rizzoli, në prani të mjekut nga klubi Juventus, Dr. Freschi, pati sukses”,- ka shkruar ‘Zonja e Vjetër’, në faqen zyrtare.

Bardhezinjtë aktualisht të dytët në Serie A, thanë se anësori, i cili u dëmtua në fitoren në shtëpi ndaj Leçes (2-1), “do të nisë punën rehabilituese në ditët në vijim”.

Këtë sezon, 30-vjeçari ndërkombëtar transalpin ka luajtur gjithsej 25 ndeshje zyrtare dhe tani duhet të mungojë në Juventus për disa muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll