Sport

Rafael Leão punon në fushë, por mbetet në dyshim për "euroderbin" ndaj Interit… (foto)

Sulmuesi portugez u dëmtua në ndeshjen kundër Lazios në minutën e 10-të

9 Maj 2023, 23:28 Nga DOSJA

Rafael Leão punon në fushë, por mbetet në dyshim për

ITALI - Portugezi Rafael Leão ka punuar në fushë këtë të martë, por veç shokëve të tij të AC Milanit dhe është në dyshim për Euroderbin e nesërm ndaj Interit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

23-vjeçari portugez u largua pas vetëm 10 minutash ndeshje kundër Lazios, të shtunën, për shkak të një problemi fizik në zonën e ijeve.

Të hënën, Rafael Leão bëri vetëm trajtime dhe punë në palestër, por sot ai doli në fushë duke vrapuar dhe duke bërë disa ushtrime, ndonëse jashtë pjesës tjetër të grupit të drejtuar nga trajneri Stefano Pioli.

Ndeshja mes Milanit dhe Interit është planifikuar për të mërkurën, duke nisur nga ora 21:00, në stadiumin San Siro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll