Sport

As mungesa e Rafael Leaos nuk e ndalon Milanin: “Mund të eliminojmë këdo”...

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, do ta presë portugezin deri në momentin e fundit...

9 Maj 2023, 19:30 Nga DOSJA
As mungesa e Rafael Leaos nuk e ndalon Milanin: “Mund të

ITALI - Stefano Pioli, trajneri i Milanit, siguroi këtë të martë, se do ta presë Rafael Leaon, i cili u stërviti jashtë grupit për shkak të shqetësimit në ijë, “nëse do të jetë gati për të luajtur" nesër për gjysmëfinalen. Në të kundërt, derbi i parë i Champions League kundër Interit do të luhet “në një mënyrë tjetër”.

"Leao ka bërë punën që kishte planifikuar sot. Ai po përpiqet, por nesër do të jetë mjeku dhe Rafa që do të më thonë se si është gjendja e tij. Ai ka karakteristika unike në këtë ekipi, nëse ai do të mungojë, do të luajmë në një mënyrë tjetër”,- tha Pioli në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Pioli e sheh veten me mundësi për të arritur në një finale 180 minuta larg një rivali, si Interi që e njeh mirë, pavarësisht se sezoni i Milanit në Serinë A, është i parregullt.

"Ne besojmë se mund të eliminojmë këdo. E bëmë me Tottenhamin dhe Napolin. Në Champoions nuk kemi pasur një rrugë lart e poshtë, por kemi bërë diçka të jashtëzakonshme",- tha Pioli.

“Askush nga ne nuk ka pasur mundësi të luajë në një finale të Champions League më parë, ndaj motivimi është maksimal. Jam përpjekur t'i përcjell ekipit lumturinë e jetës së këtyre momenteve dhe se do të jetë një lojë që do të luhet për 180 minuta”,- është shprehur Pioli.

Për faktin se ka mbështetjen e shumicës nga tifozët e tij, trajneri i Milanit siguroi se "presim shumë energji nga San Siro, do të përpiqemi të përfitojmë nga gjithë ajo energji. Por nuk mund të mbështetemi vetëm në gjendjen shpirtërore". Do të duhet të kemi edhe cilësi në lojë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll