Sport

Santos pezullon ‘playmakerin’, dyshohet si i përfshirë në skemën e një mafiozi bastesh...

Klubi brazilian ndëshkon Eduardo Bauermann dhe garanton se "nuk toleron devijime në sjellje dhe etikë"

9 Maj 2023, 22:10 Nga DOSJA

BRAZIL - Santos komunikoi këtë të martë largimin e brazilianit Eduardo Bauermann, që luante në qendër, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një skemë të diskutueshme me një mafioz bastesh.

Vendimi vjen disa orë, pasi revista Veja publikoi bisedat në WhatsApp mes Bauermann, i cili mori 50.000 realë (rreth 9.000 euro) për të marrë një karton të verdhë në ndeshjen Santos-Avaí, një skenar që nuk i la alternativë klubit.

“Santos Futbol Club bën me dije, se lojtari Eduardo Bauermann është larguar në mënyrë parandaluese nga stërvitja me skuadrën profesioniste, duke filluar nga kjo e martë (9), në funksion të zhvillimeve të reja që do të zbulohen nga “Operacionin e penalltive”, i nisur nga prokuroria publike e Goiasit.

Santos pezullon ‘playmakerin’, dyshohet si i përfshirë

Lojtari do të vazhdojë të kryejë aktivitete fizike në Rei Pelé CT (qendra stërvitore). Santos FC nuk toleron sjellje të pahijshme dhe etikë,"- thuhet në deklaratën e klubit brazilian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll