Sport

VIDEO/ Nuk kishin të ndalur lotët, kapiteni Declan Rice i plotëson ëndrrën një fëmije…

Kapiteni i West Ham United i ka dhuruar fanelën e tij një djali që ka shpërthyer në lot sapo e pa nga afër

9 Maj 2023, 18:09 Nga DOSJA

VIDEO/ Nuk kishin të ndalur lotët, kapiteni Declan Rice i

ANGLI - Si një kapiten i mirë, Declan Rice qëndroi për disa minuta pas fitores së madhe ndaj Manchester United për të falënderuar tifozët e West Ham për mbështetjen e tyre.

Duke u kthyer, mesfushori gjeti një tifoz të ri të 'Hammers' që kishte qëndruar në tribunën e poshtme në pritje të idhullit të tij. Djali shpërthen në lot sapo pa që Rajs po vinte drejt tij.

"Çfarë nuk shkon? Pse po qan?"- e pyeti lojtari fëmijën duke e përqafuar. Më pas, duke parë që djali mezi ia dilte të ndalte lotët, Rajs nuk hezitoi t'i jepte fanellën e tij, pavarësisht se atë ia kishte premtuar një grupi tjetër fansash. 

"Mos ua tregoni, në rregull? Unë do t'u jap atyre një tjetër,"- i tha kapiteni. Vetëm atëherë tifozi i vogël londinez arriti të shqiptojë një “faleminderit” mes lotësh emocioni. Nuk është çdo ditë që merr një fanelë ndeshjeje nga një idhull.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll