Aktualitet

Dyshohet se po blinte vota në favor të kandidatit Agron Kapllanaj, shoqërohet nga Policia një grua

Denoncimi për blerje votash është bërë në rrjetet sociale, ndërkohë Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariatin e FIerit, një grua me inicialet D.D.

9 Maj 2023, 18:10 Nga k.m.
Dyshohet se po blinte vota në favor të kandidatit Agron Kapllanaj,
Foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit ka shoqëruar një person në Fier pasi dyshohet për blerje votash në favor të kandidatit të Enkelejd A Alibeajt për Bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Sipas 'TopChannel', denoncimi për blerje votash është bërë në rrjetet sociale, ndërkohë Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariatin e FIerit, një grua me inicialet D.D.

Pas shoqërimit në komisariat dhe sekuestrimit të celularit, nuk ka pasur asgjë të dyshimtë. Megjithatë lidhur me rastin, Policia e Fierit nuk ka ende një njoftim zyrtar.

fier zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll