Aktualitet

Përplasen dy makina në Gramsh, tre persona shtrohen me urgjencë në spital

Nga aksidenti janë plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Gramshit

9 Maj 2023, 14:49 Nga m.s
Përplasen dy makina në Gramsh, tre persona shtrohen me urgjencë
Aksidenti

GRAMSH- Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Kacivel në Gramsh, tre persona janë plagosur.

Burimet paraprake bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti janë plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Gramshit. Nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Gramsh. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi S. B. dhe shtetasi D. K. (pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin S. B.), si dhe shtetasja B. M. (pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen K. M.), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

gramsh aksident

Sondazh

Poll