Aktualitet

Gjithnjë e më shumë "mafia sociale", raporti: Si po kthehen bosët e drogës në influencer, rekrutojnë bashkëpunëtorë në internet

Manierat sesi bandat po manipulojnë të rinjtë në rrjetet sociale.

9 Maj 2023, 16:48 Nga k.m.
Gjithnjë e më shumë "mafia sociale", raporti: Si po
Foto ilustruese

ITALI- Platformat "influencuese" përdoren për të përgjuar filialet dhe armiqtë nga bossët e krimit të organizuar. Këto janë vetëm disa nga rezultatet që dolën nga raporti "Mafia në epokën dixhitale", hartuar nga Fondacioni Magna Grecia dhe prezantuar në dhomën e deputetëve, nga Antonio Nicaso, profesor i historisë së krimit të organizuar në Universitetin e Mbretëreshës në Kanada; Marcello Revveduto, profesor i historisë publike dhe dixhitale në Universitetet e Salerno dhe Modena-Reggio Emilia dhe Nicola Gratteri, prokuror publik i Catanzaro.

RAPORTI

Raporti, i cili përpunoi 20,000 komente në videot në YouTube, 90 GB video në TikTok (për gjithsej 11,500 video) dhe 2.5 milionë tëeete, disa detaje dalin nga rrjetet sociale mbi gjuhën e mafias: nga muzika trap te neo-melodike, nga makinat ekstraluksoze deri te bizhuteritët, nga kauzat "free my...(lironi nga burgu...)" kushtuar atyre që janë në burg, në mënyrë që ata të shohin së shpejti dritën e ditës, te mitologjizimi i bosëve të mëdhenj të së shkuarës. Po ashtu përfshihen edhe emojit në formë zemre ose luani, për të demonstruar ndjenjën, guximin dhe heshtjen, te hashtags për t'iu bashkuar rrjedhës së përmbajtjes virale në rrjetet sociale si Facebook (gjithnjë e më pak), Instagram, Tëitter dhe sot mbi të gjitha Tik Tok.

Bosë "e rinj" përshkruajnë gjuhët e reja të krimit të organizuar në mediat sociale dhe konfirmojnë aftësinë e mafias për të rimodeluar vazhdimisht veten bazuar në nevojat e së tashmes.

"Platformat bëhen një lloj radari për të përgjuar filialet dhe armiqtë që duhen goditur. Vrojtuesit që kontrollojnë hapësirën fizike janë shpesh të njëjtët që kontrollojnë hapëzirën virtuale, duke spiunuar profilet e miqve dhe kundershtarëve. Një e vërtetë paralele që me ardhjen e TikTok transmetohet live si në një 'Mafia Big Brother'. Shtëpi, familje, para të fituara nga trafiku i drogës, jeta në arrest shtëpie, intervista në burg; Shkurt pushteti i bandave shfaqet kudo."

Anëtarët e mafias veprojnë gjithnjë e më shumë, si 'influencer' të klaneve dhe të komunitetit mafioz. Nëse një influencer nxjerr një markë, mafia 10 deri në 40 marka që thonë se e kanë luksin që t'i posedojn. Bosët e rinj bëhen të famshëm, gjithashtu me strategji marketingu, pasi promovojnë grupin e tyre dhe përdorin simbole të forta (gjaku që tregon vëllazëri, zinxhirët e burgut, flaka që është forca, zjarri, kyçi që është kodi i famshëm i heshtjes dhe luani që tregon historinë e Kamorrës deri te Xhokeri që na risjell te Matteo Messia Denaro./Tgcom

mafia

Sondazh

Poll