Aktualitet

"Ngjarjen e kanë stisur"/ Dhunoi ish-vjehrrën dhe nipin, u dogji banesën, dorëzohet në polici Haki Bajrami

Bacaj së bashku me Haki Bajramin tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj të mitur duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre.

9 Maj 2023, 14:58 Nga A.B
"Ngjarjen e kanë stisur"/ Dhunoi ish-vjehrrën dhe nipin, u
Haki Bajrami

TIRANË- Haki Bajrami, i dyshuari kryesor për djegien dhe dhunimin e vjehrrës së tij në Llakatund është dorëzuar sot në polici. Ai ka deklaruar se e gjithë ngjarja është e stisur nga vjehrra e tij. 

"Se dogja unë shtëpinë, ngjarjen e ka stisur vjehrra"- thotë Haki Bajrami.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit H. B., 51 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi H. B. dyshohet se më datë 29.04.2023, në bashkëpunim me shtetasin G. B. (i arrestuar më parë), kanë tentuar të vrasin shtetasen e moshuar L. F. dhe nipin e saj të mitur (ish-vjehrra dhe thjeshtri i shtetasit H. B.), duke i dhunuar ata dhe duke i vënë qëllimisht zjarrin banesës ku ndodheshin këta 2 shtetas. Materialet do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në fshatin Llakatung. Pak ditë më parë në pranga u vunë edhe Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi. Bacaj së bashku me Haki Bajramin tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj të mitur duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre. Më pas i vunë zjarrin qëllimisht banesës.

Ndërsa Durim Kelmendi u arrestua si person që kishte dijeni për këtë ngjarje./Dosja.al

haki bajrami

Sondazh

Poll