9 Maj 2023, 17:00
Nga k.m.
Familja Malaj
ITALI- Seanca dëgjimore pas arrestimit të Taulant Malajt, bukëpjekësit 45-vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare Gessica dhe Massimo De Santis, 51-vjeç, do të mbahet nesër në mëngjes. Sipas mediave italiane, gruaja është shtruar në spital dhe kushtet e saj shëndetësore nuk e lejojnë ende të intervistohet nga hetuesit.
Arma e vrasjes, një thikë kuzhine, u gjet në veturën e vrasësit, me shumë gjasa sepse donte që të largohej.
Ndërkohë, detaje të tjera dalin nga rrëfimi që Malaj i ka dhënë prokurorit publik. Burri ishte i bindur se kishte një marrëdhënie jashtëmartesore midis gruas së tij dhe De Santis që kishte filluar më shumë se një vit më parë. Ai pretendon se Tefta dhe Massimo takoheshin dhe madje kishin konsumuar edhe disa dreka bashkë, që ai i kishte flimuar.
Për videon e xhiruar pas masakrës, ai tha: Kështu e mendova, skam ndonjë arsye të veçantë. Ai rrëfen gjithashtu se i ka telefonuar menjëherë vëllait për t'i treguar se çfarë kishte bërë, por ky i fundit u shfaq në skenën e krimit vetëm pasi shkoi ambulanca.
Si ndodhi masakra?
45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.
taulant malaj masakra e shqiptarit ne itali
Aktualitet
9 Maj 2023, 16:48
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Platformat "influencuese" përdoren për të përgjuar filialet dhe armiqtë nga bossët e krimit të or...
Aktualitet
9 Maj 2023, 16:42
F.M
Aksident
TIRANË- Shtatë makina janë përplasur në zonën e Selvisë në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur...
Aktualitet
9 Maj 2023, 16:13
k.m.
Albert Zaja
FIER- Albert Zaja është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në...
Aktualitet
9 Maj 2023, 15:59
a.l
Lumi Osum
LAJM I FUNDIT/ Kërkimet për turistin holandez në lumin Osum, Presidenti i Rafting: E vështirë të gjendet trupi...
Aktualitet
9 Maj 2023, 14:58
A.B
Haki Bajrami
TIRANË- Haki Bajrami, i dyshuari kryesor për djegien dhe dhunimin e vjehrrës së tij në Llakatund është...
Aktualitet
9 Maj 2023, 14:49
I.A
Policia
DURRËS- Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pais është kapur me elektroshok dhe me thik&eu...
Aktualitet
9 Maj 2023, 14:49
m.s
Aksidenti
GRAMSH- Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Kacivel në G...
Aktualitet
9 Maj 2023, 14:51
A.B
Policia
TIRANË- Kapen në Greqi dhe në Serbi, falë shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe homolog&eum...
Aktualitet
9 Maj 2023, 14:47
A.B
Policia
TIRANË- Në zonën e Kavalishencës, policia ka gjetur të pajetë trupin e një 69 vjeçareje të identifik...
Aktualitet
9 Maj 2023, 14:45
m.s
foto ilustruese
SARANDË- Aljon Pasho, 35 vjeç, banues në Sarandë, është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi akuzoh...