Aktualitet

Përplaset makina me trajlerin në Qafë Thanë, humb jetën gruaja gjermane, plagoset pasagjeri

Pasagjeri që ndodhej në mjetin e saj, P. K., 50 vjeç, u dërgua në spital. 

9 Maj 2023, 17:35 Nga F.M
Përplaset makina me trajlerin në Qafë Thanë, humb jetën
Aksident

PRRENJAS- Një qytetare gjermane me inicialet U. S., 56 vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Prrenjas. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga serbi me inicialet S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga 56-vjeçarja. Për pasojë, gruaja gjermane ndërroi jetë, ndërsa pasagjeri që ndodhej në mjetin e saj, P. K., 50 vjeç, u dërgua në spital. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.). Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M.. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne prrenjas

Sondazh

Poll