Bota

Gjyqi ndaj Trump/ Përfundon dëshmia e shkrimtares Jean Carroll, avokati: Askush nuk është mbi ligjin, madje as një ish-president

Juria në padinë e Carroll për përdhunim dhe shpifje kundër Donald Trump ka dëgjuar argumentet përfundimtare dhe do të marrë gjykimin në orët e ardhshme.

9 Maj 2023, 17:27 Nga a.l
Gjyqi ndaj Trump/ Përfundon dëshmia e shkrimtares Jean Carroll,
Jean Carroll

SHBA- Ka përfunduar gjyqi ndaj ish-presidentit Donald Trump, për akuzat lidhur me përdhunimin e shkrimtares Elisabeth Jean Carroll. Juria në padinë e Carroll për përdhunim dhe shpifje kundër Donald Trump ka dëgjuar argumentet përfundimtare dhe do të marrë gjykimin në orët e ardhshme.

"Askush nuk është mbi ligjin, madje as një ish-president," tha avokati i ish-kolumnistes Roberta Kaplan.

Ekipi ligjor i Carroll përgatiti një prezantim prej rreth një ore ku janë përmbledhur deklaratat më të famshme seksiste dhe vulgare të Trump, shkruajnë mediat e huaja. 

Carroll ka paditur Trumpin për shpifje, duke pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjeje të Bergdorf Goodman në pranverën e vitit 1996. Nga ana tjetër Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat e saj. 

jean carroll

Sondazh

Poll