Bota

Takohet për herë të parë pas 12 vitesh, katërkëndëshi i Turqisë, Sirisë, Rusisë dhe Iranit

Takimi katërpalësh në kryeqytetin rus Moskë ndërmjet Turqisë, Rusisë, Iranit dhe regjimit sirian do të mbahet të mërkurën.

9 Maj 2023, 17:20 Nga a.l
Takohet për herë të parë pas 12 vitesh,
Mevlut Cavusoglu

TURQI- Takimi katërpalësh në kryeqytetin rus Moskë ndërmjet Turqisë, Rusisë, Iranit dhe regjimit sirian do të mbahet të mërkurën. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

"Tani nga këtu po shkoj në Moskë. Ne do të mbajmë takimin e ministrave të jashtëm të Turqisë, Rusisë, Iranit dhe Sirisë në Moskë. Qëllimi ynë është të arrijmë stabilitet dhe paqe të përhershme në Siri, të bashkëpunojmë në luftën kundër organizatës terroriste YPG/PKK që dëshiron të ndajë Sirinë dhe që na kërcënon prej andej, dhe të sigurojmë që sirianët në Turqi të kthehen në shtëpitë e tyre në mënyrë vullnetare dhe mënyrë të sigurt. Shpresoj se takimi ynë nesër do të jetë i dobishëm," tha Çavusoglu në një ngjarje në provincën jugore të Antalias.

Dhjetorin e kaluar, ministrat e mbrojtjes dhe shefat e inteligjencës së Turqisë, Rusisë dhe regjimit sirian u takuan në Moskë dhe ranë dakord të vazhdojnë takimet trepalëshe për të garantuar stabilitetin në Siri dhe rajonin më të gjerë, shkruajnë mediat e huaja. 

Në bisedime u përfshi edhe Irani, ku Turqia tha më parë se Ankaraja do të ishte e kënaqur nëse Irani përfshihet në këtë proces. Siria është zhytur në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestat pro-demokracisë. 

mevlut cavusoglu

Sondazh

Poll