Bota

SHBA krahë Ukrainës, bëhet gati paketa e re e ndihmës ushtarake prej 1.2 miliardë dollarësh

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot një paketë të re ndihme ushtarake prej 1.2 miliardë dollarësh për Ukrainën për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit.

9 Maj 2023, 17:24 Nga a.l

 

 

SHBA krahë Ukrainës, bëhet gati paketa e re e ndihmës
lufta në Ukrainë

UKRAINË-  Shtetet e Bashkuara njoftuan sot një paketë të re ndihme ushtarake prej 1.2 miliardë dollarësh për Ukrainën për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit.

Këtë herë SHBA nuk do të sigurojë pajisje nga rezervat e saj, por do të financojë blerjen e pajisjeve. Në këtë paketë të re nuk specifikohet lloji i sistemit të mbrojtjes kundërajrore, por parashikohet blerja e municioneve për sistemet e lokalizimit dhe rrëzimit të avionëve pa pilot, shkruajnë mediat e huaja. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e re të SHBA-së, duke e quajtur atë një "shenjë solidariteti" në një "ditë simbolike për ne, Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores mbi Nazizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore".

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll