Bota

Aksident i rëndë në Gjermani/ Kamioni përplaset me autobusin, plagosen 35 persona, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Për pasojë të plagosur kanë mbetur 35 persona, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë. 

9 Maj 2023, 16:45 Nga a.l
Aksident i rëndë në Gjermani/ Kamioni përplaset me
Foto ilustruese

GJERMANI- Një aksident i rëndëështë shënuar në Gjermani. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një zonë në lindje të vendit, ku mësohet se një kamion është përplasur me një autobus me pasagjerë. Për pasojë të plagosur kanë mbetur 35 persona, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë. 

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, mbërritën 3 helikopterë, ambulanca si edhe forca të policisë për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve. Sipas policisë ka qenë kamioni ai i cili ka goditur njërën anë të autobusit dhe u përpoq të ndryshonte korsinë.

Për arsye hetimore, identiteti i të plagosurve nuk është bërë ende me dije.  

aksident ne gjermani

Sondazh

Poll