Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan po përpiqet por Kilicdaroglu ka ecur përpara

Disa analistë vlerësojnë se sulmi në autobusin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu në Erzurum, "frenoi" tendencën për të mbështetur presidentin turk dhe mund t'i japë edhe shtysë të mjaftueshme Kilicdaroglu për të "kapur" 50%-in e lakmuar në raundin e parë. 

9 Maj 2023, 17:15 Nga k.m.
Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan po përpiqet por Kilicdaroglu ka ecur
Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu

ANKARA- Sondazhet e fundit në Turqi "flasin" për një betejë "kokë më kokë" midis Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu, përpara zgjedhjeve të së dielës së ardhshme. Sipas një sondazhi të kompanisë MAK, Erdogan mbledh 45.4% të preferencave, ndërsa Kilicdaroglu kryeson me 50.9%.

Disa analistë vlerësojnë se sulmi në autobusin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu në Erzurum, "frenoi" tendencën për të mbështetur presidentin turk dhe mund t'i japë edhe shtysë të mjaftueshme Kilicdaroglu për të "kapur" 50%-in e lakmuar në raundin e parë. 

“Peshorja në një moment anon nga Erdogani dhe tjetra nga opozita. Me këtë model duket se gjërat do vazhdojnë që të lëvizin deri të dielën,”- raporton Deutsche ëelle.

Më pak se 24 orë para zgjedhjeve, kreu i aleancës opozitare Kilicdaroglu kërkoi uljen e tonit dhe akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar incidentin në Erzurum.

“I drejtohem njerëzve të mi dhe u them: Ju lutem, ju lutemi qëndroni të qetë. Le të shkojmë në zgjedhje, jo në luftë,”- tha Kilicdaroglu në një intervistë televizive.

Nga ana tjetër, Erdogan luajti kartën e përfitimeve duke paralajmëruar rritje 45% të pagave të nëpunësve civilë.

“Ne po rrisim pagat me 45% për punonjësit e sektorit publik, ndërsa paga minimale është vendosur në 15,000 lira turke. Ne po rrisim me 70% pasgesën jashtë orarit, ndërkohë që po rriten edhe përfitimet për pensionistët dhe viktimat e terrorizmit. Puna në mbrëmje do të paguhet 8% më shumë”.

Njoftimi përkatës është bërë gjatë një takimi në Ankara në lidhje me nëpunësit civilë.

Praktikisht kjo do të thotë se paga në euro do të jetë 701 euro në një kohë kur inflacioni është në majat e paimagjinueshme dhe vendi ka marrë një goditje të madhe nga tërmetet e shkurtit.

recep tayyip erdogan kemal kilicdaroglu zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll