Bota

Shefi i Wagner kritika shefave të ushtrisë në Kremlin: Ushtarët rusë ia mbathën vrapit nga ukrainasit

Kreu i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin ka kritikuar shefat ushtarake në Kremlin duke pretenduar se ushtarët rusë kanë ikur me vrap nga ukrainasit. 

9 Maj 2023, 17:07 Nga a.l
Shefi i Wagner kritika shefave të ushtrisë në Kremlin:
Grupi ëagner

RUSI- Kreu i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin ka kritikuar shefat ushtarake në Kremlin duke pretenduar se ushtarët rusë kanë ikur me vrap nga ukrainasit. 

Më herët, Prigozhin kërcënoi se do të shpërfillte paralajmërimin e Moskës se ai dhe njerëzit e tij do të akuzoheshin për tradhti nëse largoheshin nga pozicionet e tyre në vijën e frontit, duke fajësuar Ministrinë e Mbrojtjes Ruse për dështimin në sigurimin e municioneve.

Vetëm një javë pasi publikoi një video të tmerrshme me njerëzit e tij të vrarë të grumbulluar pas tij në sfond, Prigozhin u zotua të largohej nëse nuk merrte një rimbushje të furnizimeve, shkruajnë mediat e huaja. 

Videoja e fundit e Prigozhin erdhi ndërsa Vladimir Putin kryesoi një paradë ushtarake masive të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, ku ai vazhdoi të pretendonte se Rusia donte paqe dhe akuzoi elitën perëndimore për një 'luftë të vërtetë' kundër trupave të tij në Ukrainë. 

grupi wagner

Sondazh

Poll