Bota

PREMTIM ZGJEDHOR- Erdogan rrit pagën publike me 45% 5 ditë para zgjedhjeve të 14 majit

Sipas shtypit lokal, masa ka të bëjë me 700,000 punëtorë dhe është shpallur 5 ditë përpara zgjedhjeve të planifikuara për të dielën e ardhshme në Turqi.

9 Maj 2023, 16:42 Nga k.m.
PREMTIM ZGJEDHOR- Erdogan rrit pagën publike me 45% 5 ditë para
Rexhep Tajip Erdogan

ANKARA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se paga minimale për punonjësit në sektorin publik do të rritet me 45%, duke kapur shifrën e 15,000 lirave turke, pak më pak se 700 euro. Sipas shtypit lokal, masa ka të bëjë me 700,000 punëtorë dhe është shpallur 5 ditë përpara zgjedhjeve të planifikuara për të dielën e ardhshme në Turqi.

“Në kuadër të kësaj marrëveshjeje kolektive, ne i rrisim pagat me 45 për qind, duke përfshirë edhe pjesën e mirëqenies, në mënyrë që paga minimale për punonjësit e publikut të rritet në 15 mijë lira. Nga ana tjetër do të rrisim me 70 për qind pagat jashtë orarit”.

Duke theksuar se ndërsa Turqia zhvillohet dhe rritet, ato zbatojnë politika që do të ndajnë pasurinë.

Marrëveshja kolektive publike ka të bëjë me më shumë se 700 mijë punëtorë në institucione dhe organizata publike, duke përfshirë autostradat, hekurudhat, administratat speciale provinciale, fabrikat e sheqerit, termocentralet e prodhimit të energjisë, ndërmarrjet e qymyrit, universitetet dhe spitalet.

Qeveria kohët e fundit kishte ofruar një pagë bazë prej 12 mijë lirash dhe një rritje prej 40 për qind për 6 muajt e parë. Përfaqësuesit e punëtorëve deklaruan se nuk u duket e mjaftueshme kjo dhe se donin përmirësim. Oferta e parë e qeverisë për punëtorët ishte një rritje prej 30 për qind për 6 muajt e parë dhe një muaj bazë prej 11,500 lirash.

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll