Aktualitet

Gjendet në breg të detit e pajetë 69-vjeçarja në zonën e Kavalishencës, detajet e para

Identifikimi i saj është bërë i mundur gjatë ditës së sotme.

9 Maj 2023, 14:47 Nga A.B
Gjendet në breg të detit e pajetë 69-vjeçarja në
Policia

TIRANË- Në zonën e Kavalishencës, policia ka gjetur të pajetë trupin e një 69 vjeçareje të identifikuar si F.T. E moshuara dyshohet të jetë mbytur në ujë. Identifikimi i saj është bërë i mundur gjatë ditës së sotme. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje

NJOFTIMI I POLICISË:

'Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes. Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.'

grua e pajete

Sondazh

Poll