Art&Argëtim

DEDIKIMI i ndierë i Angelina Jolie për nënën: Luftoi me kancerin! Ju lutem të gjitha grave, gjeni kohën për t'u kujdesur për veten

Postimi i Jolie vjen me rastin e ditëlindjes së nënës së saj, të cilën ajo do ta festonte nesër nëse do të ishte gjallë.

8 Maj 2023, 19:23 Nga a.l
DEDIKIMI i ndierë i Angelina Jolie për nënën: Luftoi me
Angelina Jolie

SHBA- Aktorja e njohur e hollivudit, Angelina Jolie ka bërë një postim kushtuar nënës së saj, e cila u nda nga jeta 15 vite më parë. Siç ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram, nëna e aktores po luftonte me kancerin e gjirit dhe vezoreve. Postimi i Jolie vjen me rastin e ditëlindjes së nënës së saj, të cilën ajo do ta festonte nesër nëse do të ishte gjallë. Aktorja ka postuar një foto të tyre së bashku nga fëmijëria, ndërsa në mbishkrimin e postimit ka folur për nënën e saj dhe ka kërkuar që të gjitha femrat të kontrollohen për kancerin e gjirit.

“Nesër do të ishte ditëlindja e 73-të e nënës sime. Ajo u nda nga jeta 15 vite më parë pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit dhe vezoreve. Në qershor do të jem një muaj larg moshës në të cilën jam diagnostikuar. Kam pasur procedura parandaluese për të reduktuar shanset, por ende po bëj kontrolle. Nëna ime e donte Hendrix-in. Dhe letrat e saj i firmoste gjithmonë me rreshtin “Kiss the Sky”. Kjo mori një kuptim të ri pasi ai vdiq. I dërgoj dashurinë time atyre që gjithashtu kanë humbur të dashurit dhe forcën për ata që aktualisht po luftojnë për jetën e tyre dhe të atyre që duan. Dhe grave të tjera, ju lutemi gjeni kohë për t'u kujdesur për veten dhe shkoni për mamografi dhe analiza gjaku ose ultratinguj, veçanërisht nëse keni një histori familjare të kancerit", shkroi Jolie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

angelina jolie

Sondazh

Poll