Art&Argëtim

Taylor Swift në një lidhje me Matt Healy? Mesazhe të fshehta dashurie gjatë koncertit

Taylor Swift ka rritur së fundmi kuriozitetin e fansave për një lidhje të mundshme romantike pasi u pa këtë fundjavë në Nashville e shoqëuar nga këngëtari britanik Matty Healy.

8 Maj 2023, 15:25 Nga a.d
Taylor Swift në një lidhje me Matt Healy? Mesazhe të fshehta
Matt Healy & Taylor Swift

SHBA- Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, përveç talentit dhe këngëve të saj hit, njihet edhe për listën e gjatë të ish-të dashurve dhe dhjetëra këngëve që i ka dedikuar ‘për të marrë hak’. Së fundmi, ajo ka rritur kuriozitetin e fansave për një lidhje të mundshme romantike pasi u pa këtë fundjavë në Nashville e shoqëuar nga këngëtari britanik Matt Healy. Kjo romancë shfaqet vetëm 1 muaj pasi Swift i dha fund lidhjes 6 vjeçare me Joe Alwyn.

Fotografitë e siguruara nga DailyMail shfaqin dy këngëtarët duke u larguar me makinë pas koncertit solo të Swift, mbrëmjen e të shtunës. Sipas DailyMail, dyshja ishte rrugës për në shtëpinë e Taylor, në Nashville.

Fansave nuk u ka shpëtuar gjithashtu prania e Healy në tendën VIP të shfaqjes së Taylor, bashkë me yje të tjerë si Gigi Hadid dhe Lily Aldrige, të cilat janë mikesha atë ngushta të Taylor.

Për më tepër, suportuesit e dy yjeve kanë ngitur teorinë se dyshja ka shkëmbyer një mesazh sekret gjatë koncerteve të tyre të fundit. Ndërkohë që ishte në skenë, të premten, këngëtarja mesa duket ka parë nga kamera dhe ka shqiptuar fjalët : ”Kjo është për ty, ti e di kush je. Të dua.” Ky moment ‘i fshehtë’ u kap në video, dhe fansat e Taylor kuptuan menjëherë që të njëjtat fjalë, ishin shqiptuar nga Matt gjatë koncertit të tij, më 3 maj në Filipine.

Shfaqja e Healy në koncertin e Swift ndodhi vetëm disa ditë pas raportimit të TheSun se çifti i këngëtarëve ishte në një lidhje. Dy yjet janë parë për herë të parë bashkë një dekadë më parë, kur Healy veshi një bluzë me logon e albumit ‘1989’ të Taylor Swift, gjatë një prej koncerteve të saj në 2014-ën.

taylor swift matt healy

Sondazh

Poll