Art&Argëtim

Denoncime ndaj Britney Spears, shtyhet botimi i librit autobiografik

Publikimi i librit autobiografik i Britney Spears është shtyrë për një moment të dytë, për shkak të ankesave në rrugë ligjore, të personave të përmendur në librin e saj.

8 Maj 2023, 16:49 Nga a.d

Denoncime ndaj Britney Spears, shtyhet botimi i librit autobiografik

SHBA-Publikimi i librit autobiografik i Britney Spears është shtyrë për një moment të dytë, për shkak të ankesave në rrugë ligjore, të personave të përmendur në librin e saj.

Një burim tha për TheSun:Britney është brutalisht e sinqertë në këtë libër dhe ka shume të famshëm që janë bërë nervozë.”  “Letra me një gjuhë mjaft të fortë ligjore u janë dërguar botuesvem nga njerëz që e njohin Britneyn dhe kanë frikë nga çfarë ajo ka shkruar."

Libri supozohej të dilte në shkurt, por tashmë botimi i tij është shtyrë për në fund të vitit.  Kjo autobiografi, do të përfshijë jetesën e saj kontraversiale, martesën e tretë me aktorin Sam Asghar, dhe tema të tjera për të cilat ska folur asnjëherë publikisht.

Britney do që ky të jetë momenti ku ajo flet me botën, për të thënë anën e saj të historisë.”, tha burimi i TheSun.

Marrëveshja për botimin e librit, ka arritur vlerën rekord të 12 milion paund. Britney ka punësuar gazetarin dhe novelistin Sam Lansky si shkrimtarin e historisë që ajo do të tregojë. Gjithashtu, Spears ka thënë se “ka shkruar tre versione të ndryshme të librit dhe ka shkuar në terapi gjatë këtij procesi."/TheSun

britney spears

Sondazh

Poll