Art&Argëtim

Jamila Jamil refuzoi serialin 'You' për shkak të skenave të seksit por u pendua

Megjithatë, karakteri i saj në rol ishte shumë “seksi” gjë që e bënte të ndihej jo rehat.

8 Maj 2023, 16:32 Nga k.m.
Jamila Jamil refuzoi serialin 'You' për shkak të skenave
Jamila Jamil dhe Joey Goldberg

SHBA- Jamila Jamil, e njohur për rolin e saj në serialin "The Good Place", së fundmi ka zbuluar se ka refuzuar një audicion për serialin e njohur të Netflix " You" për shkak të përmbajtjes së tij seksuale. Duke folur në Podcrushed Podcast me yllin e spektaklit Penn Bajley, aktorja 37-vjeçare tha se ishte menduar të kalonte në audicion për sezonin e katërt të serialit thriller.

Megjithatë, karakteri i saj në rol ishte shumë “seksi” gjë që e bënte të ndihej jo rehat.

"You" ndjek historinë e një vrasësi psikopat të quajtur Joey Goldberg dhe fiksimin e tij pas grave. Seriali ishte i njohur për përmbajtjen e tij provokuese dhe seksuale në sezonet e mëparshme. Por Jamila tha se ideja për të bërë skena seksi në serial e bëri atë të largohej nga audicioni.

Gjatë podcast-it, aktorja shprehu keqardhjen që në fund humbi serialin pasi mësoi se aktori kryesor kishte kërkuar më pak skena seksi në sezonin e fundit për respekt për partneren e tij. Ajo tha se do të donte ta dinte se ky ishte një opsion kur ajo refuzoi audicionin.

Ngurrimi i saj për t'u përfshirë në skena seksi nuk është befasues duke pasur parasysh komentet e saj të mëparshme për këtë temë. Ajo ka qenë e zëshme se sa e turpshme është kur bëhet fjalë për çdo gjë seksuale dhe madje ka pranuar se i anashkalon skenat seksi kur shikon shfaqje televizive apo filma vetëm.

jamila jamil joey goldberg

Sondazh

Poll