Art&Argëtim

Albina Kelmendi përlotet gjatë intervistës, flet shqip në tapetin e Eurovision 2023, përkthehet nga e motra (VIDEO)

Albina dhe familja Kelmendi pritet që të elektrizojnë skenën e Liverpool me këngën "Duje".

8 Maj 2023, 12:50 Nga m.s

Albina Kelmendi përlotet gjatë intervistës, flet shqip në
Familja Kelmendi

BRITANI E MADHE- Albina dhe familja Kelmendi pritet që të elektrizojnë skenën e Liverpool me këngën "Duje". Ata kanë parakaluar në tapetin e kuq, aty ku prezantohen të gjithë pjesëmarrësit e Eurovisionit. Në një veshje të zezë dhe me disa elemente patriotikë në pjesët e saj të trupit, Albina u shfaq mjaft bukur në paraqitjen e saj debutuese në Liverpool.

Gjatë intervistës, Albina nuk ishte në gjendje të përgjigjej në gjuhën angleze. Ajo është ndihmuar në përkthim nga e motra e saj. Kur Kelmendi u pyet nga gazetarët rreth veshjes së anëtarëve të familjes, ajo nuk mund të shpjegohej dot rreth domethënies dhe motiveve të fustanit të saj.

Në vend të Albinës, foli motra e saj, Vesa. Këngëtarja Albina zbuloi se ka qenë ëndrra e gjyshit që ata një ditë ta përfaqësonin Shqipërinë në festivalin evropian. Pas kësaj ajo u përlot. 

“Ne jemi shumë krenarë që po e përfaqësojmë Shqipërinë që gjyshi jonë e deshi shumë”, tha Albina në gjuhën shqipe, për të cilën sërish më pas përktheu motra e saj në anglisht për publikun evropian.

Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool. Ata do të përformojnë në natën e dytë të gjysmëfinales, me datë 11 maj. Pak ditë na ndajnë nga kjo natë e madhe që do përfaqësojë shqiptarët. /Dosja.al

albina kelmendi eurovision duje

Sondazh

Poll