Art&Argëtim

Shakira harron ish- partnerin Pique, shoqërohet me aktorin Tom Cruise

Fansat kanë spekuluar për një lidhje të mundshme me Tom Cruise, pasi u panë bashkë këtë të diel në Florida.

8 Maj 2023, 16:03 Nga a.d
Shakira harron ish- partnerin Pique, shoqërohet me aktorin Tom Cruise
Shakira & Tom Cruise

SHBA- Shakira duket se e ka lënë pas dramën e shkaktuar nga tradhëtia dhe ndarja nga futbollisti Gerard Pique, teksa duket në humor mjaft të mirë në praninë e aktorit Tom Cruise. Dy yjet,u panë bashkë në eventin ‘Miami International Autodrome’ që u mbajt në Florida, të dielen. Të dy dukeshin më tërheqës se kurrë në praninë e njëri tjetrit.

Kujtojmë se Shakira u nda nga partneri i saj i 12 viteve Gerard Pique, në qershor të vitit të kaluar, si pasojë e tradhëtisë nga ana e këtij të fundit.  Nga ana tjetër, Tom Cruise ka patur një historik të komplikuar marrëdhëniesh. Aktori 60 vjeçar është momentalisht single, por ka qenë në lidhje dhe i martuar me disa nga emrat më të njohur të Hollivudit, duke përfshirë : Nicole Kidman, Penelope Cruz, Katie Holmes dhe së fundmi, Hauley Atwell.

Meqënëse të dy yjet janë single, fansat kanë marrë gjithë hapësirën e nevojshme në internet për të spekuluar për një lidhje të mundshme. Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar ende nga dyshja e yjeve.

 

 

 

shakira tom cruise

Sondazh

Poll