Sport

Kupa e Greqisë/ 18-19 maji, të rezervuara për finalen AEK-PAOK, në “Air Albania”...

Tirana do të mirëpresë një nga ndeshjet derbi më të zjarrta të Ballkanit, si ai mes AEK-ut dhe PAOK në Greqi

8 Maj 2023, 19:27 Nga DOSJA
Kupa e Greqisë/ 18-19 maji, të rezervuara për finalen AEK-PAOK,

TIRANE - I konsideruar një ndeshje me një rrezikshmëri relativisht të lartë dhe policia greke nuk ka marrë përsipër ta organizojë jo në Athinë por në asnjë qytet tjerë, Federata Greke e Futbollit  ke tentuar Qipron, por edhe aty ka marrë refuzimin e policisë vendase dhe mes mundësive për në Beograd apo Bukuresht, Top Channel ka mësuar se zyrtarisht Federatën Shqiptare të Futbollit ka pranuar këtë ndeshje kaq të përfolur.

Me sa duket pas konsultimit me organet e tjera është gjetur mundësia për ta zhvilluar këtë ndeshje në stadiumin “Air Albania”, por ende pa ndarë një datë të saktë. Në kryeqytet në të njëjtin stadium do të luhet derbi i kryeqytett Tirana-Partizani më datë 17 maj, ndërkohë që opsionet për ndeshjen finale të Kupës së Greqisë mes dates 18 dhe 19 maj ende mbetet për t’u vendosur, kjo edhe për shkak organizimi, por edhe për të mos rënduar fushën me dy ndeshje të një niveli lartë në d ditë njëra pas tjetrës.

Megjithatë këto detaje mbeten për t’u vendosur ajo që tashmë është zyrtare është se një nga ndeshjet më të rëndësishme të klubeve greke, trofeu i dytë më i rëndësishëm siç është ai i Kupës, do të luhet në kryeqytetin tone, në Tiranë, mes AEK-ut dhe PAOK, në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll