Sport

Bernardo Silva dhe sfida me Real Madridin: “Pse duhet të kemi frikë prej tyre?”

Mesfushori portugez i Mançester Cityt flet ndeshjen e nesërme në Champions League...

8 Maj 2023, 18:37 Nga DOSJA
Bernardo Silva dhe sfida me Real Madridin: “Pse duhet të kemi

SPANJE - Bernardo Silva garanton, se Manchester City do të luajë si i barabartë me Real Madridin nesër, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. “Qytetarët” nuk e kanë fituar asnjëherë kompeticionin dhe mendojnë se këtë vit, pasi kanë rifituar drejtimin e Premier League, mund ta vendosin emrin e tyre në listën e fituesve të kompeticionit.

"Ne kemi shumë respekt për Real Madridin, por jo frikë. Pse duhet t'i frikësohemi?",- ka pyetur mesfushori portugez, cituar nga gazeta spanjolle 'As'. “Ne do të përpiqemi të ruajmë momentin që kemi ndërtuar gjatë muajve të fundit, për të hyrë në ndeshje me vetëbesim dhe për të fituar, duke e ditur se ata fituan Champions League sezonin e kaluar”.

I pyetur për peshën e stemës së Real Madridit, Bernardo Silva e minimizoi pyetjen: "Nuk ka të bëjë me stemën, nuk ka të bëjë kurrë me emblemën. Nëse Real Madridi nuk do të kishte Modric, Kroos, Vinícius, Benzema... fanela në vetvete nuk bën asgjë. Do të ishim budallenj të mos i respektonim, por kemi objektiv për të fituar, duke e ditur që humbëm vitin e kaluar, në rrethana të vështira. Por këtë herë do të përpiqemi ta bëjmë ndryshe."

City mund të fitojë Premier League, Champions League Ligën dhe FA Cup, një ‘tris’ që do të ishte i paprecedentë në historinë e klubit. Por Bernardo nuk e fsheh dëshirën e skuadrës për të dalë kampion i Europës: “Nuk do të gënjejmë, pa dyshim e duam këtë kompeticion, sepse është i vetmi që nuk e kemi fituar kurrë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll