Sport

Leao zbulon 'ëndrrën' e tij dhe të kuqezinjve: “Mbappe është tifozi ynë, duhet të vijë te Milani!”

Tërheqja muskulore në takimin ndaj Lazios pritet t’i kushtojë mungesën në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

8 Maj 2023, 17:50 Nga DOSJA
Leao zbulon 'ëndrrën' e tij dhe të kuqezinjve:

ITALI - Rafael Leao po bën të pamundurën për të qenë gati. Por aktivizimi i tij në derbin e së mërkurës ndaj Interit është shumë i vështirë.

Tërheqja muskulore në takimin ndaj Lazios pritet t’i kushtojë mungesën në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Ylli i kuqezinjtë është shumë afër rinovimit, ndërkohë që në prononcimin për The Residency fton Kylian Mbappe t’i bashkohet në “San Siro”.

“Mos u shqetësoni për dëmtimin tim. Do të rikthehem shpejt. Atmosfera te Milani është më e mira që kam shijuar ndonjëherë. Momenti më i bukur ishte kur fituam titullin.

Mbappe? Kylian është një tifoz i Milanit, ai duhet të vijë këtu”, shprehet 23-vjeçari portugez, i cili ka një koment edhe për Charles De Ketelaere.

Belgu është zhgënjimi më i madh i kuqezinjve këtë sezon, por Leao ka besim se De Ketelaere do të jetë ndryshe në të ardhmen.

“Charles do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne në të tashmen dhe në të ardhmen, ai ka cilësi të shkëlqyera”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll