Sport

Barça dëshiron të rinegociojë kontratën me mesfushorin Frenkie de Jong...

Holandezi me kontratë deri në vitin 2026 është një nga më të paguarit në skuadër

8 Maj 2023, 18:23 Nga DOSJA
Barça dëshiron të rinegociojë kontratën me

SPANJE - Pasi ishte afër largimit nga Barcelona në verën e vitit 2022, Frenkie de Jong tani mund të shohë reduktimin e pagës së tij. Klubi katalanas synon të rinegociojë kontratën e lojtarit holandez, një masë e futur në synimin për të ulur listën e pagave të skuadrës.     

Në verën e vitit 2022, Barça dhe De Jong u përplasën për të ardhmen e lojtarit të talentuar.  ‘Blaugranët’ donin, për arsye ekonomike, ta transferonin mesfushorin 25-vjeçar te Manchester United, por lojtari nuk ishte i gatshëm të transferohej në Angli. Klubi anglez përfundoi duke nënshkruar Casemiro nga Real Madrid.

Këtë sezon, De Jong ka qenë një nga lojtarët më të mirë nën drejtimin e Xavi Hernández.  Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, klubi katalanas dëshiron të negociojë një ulje rroge me mesfushorin e nënshkruar nga Ajax në vitin 2019.

Barcelona paguan 182 milionë euro në vit për lojtarët, me Robert Lewandowski (18 milionë euro), Frenkie de Jong (14 milionë euro) dhe Ousmane Dembélé (12 milionë euro), të cilët janë në podiumin e më të paguarve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll