Sport

Kupa e Greqisë/ Befas, Shqipëria ndër vendet kandidate për finalen AEK-PAOK!...

Listës së vendeve kandidate të EPO-s për të pritur finalen e Kupës, i është shtuar edhe Shqipëria, e cila krahas Rumanisë, ka më shumë shanse.

8 Maj 2023, 17:01 Nga DOSJA
Kupa e Greqisë/ Befas, Shqipëria ndër vendet kandidate për

GREQI - Pas “Jo”-së të re të policisë qipriote për të zhvilluar finalen në Qipro, EPO iu drejtua opsioneve të tjera, por vazhdoi të kërkonte mënyrën dhe vendndodhjen, që finalja e Kupës së Greqisë të zhvillohet në një vend të huaj.

Pas raportimeve për Bukureshtin dhe Beogradin, erdhi perspektiva që opsioni i Shqipërisë të hidhej në tavolinë dhe për momentin finalja po kalon mes këtyre tre qyteteve.

Ajo e Beogradit të Serbisë nuk ka aq shumë shanse nga frika e incidenteve mes tifozëve, kështu që Shqipëria dhe Rumania janë dy vendet që kanë më shumë shanse.

Madje, sipas informacioneve, një nga federatat e këtyre tre vendeve, i është përgjigjur pozitivisht finales që të zhvillohet atje, por ende nuk dihet se cila është.

Së fundi, nuk duhet të përjashtohet as një ri-afrim i tretë me Qipron, për të bindur policinë që përfundimisht atje të zhvillohet finalja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll