Sport

Frank Rijkaard për ish-‘nxënësin’ e tij: "Xavi është bërë ‘Mbret’ i futbollit"...

Trajneri holandez fitoi Champions League me Barcelonën në vitin 2006

8 Maj 2023, 16:47 Nga DOSJA
Frank Rijkaard për ish-‘nxënësin’ e tij: "Xavi

SPANJE - Disa vite më parë, Xavi Hernández siguroi në një intervistë për L'Equipe, se ai ndjente se Frank Rijkaard nuk i besonte atij, në kohën kur holandezi ishte trajner. Mirëpo mendimi i ish-trajnerit mesa duket ka ndryshuar, sipas asaj që ai tha për mediat e Barçës  në një intervistë të publikuar këtë të hënë.

"Kam kujtime të shkëlqyera nga Xavi, ai është bërë ‘Mbret’ i futbollit, jam shumë i lumtur për të që shoh se skuadra është në rrugën e duhur për të fituar Ligën. Xavi e meriton dhe tifozët e Barçës po ashtu. Unë jam gjithashtu i lumtur nga presidenti Joan Laporta, me të cilin kemi punuar së bashku. Është kënaqësi të shoh që së bashku arrijnë këto arritje”,- thekson ish-trajneri, me të cilin Barcelona fitoi Champions Leaguen në 2006.

"Ata kanë pasur një sezon shumë të mirë. Të kesh fituar Superkupën e Spanjës është shumë e rëndësishme. Shpresoj që së shpejti do të mund ta shohim Barcelonën përsëri kampione të La Ligës. Ishte një nder që punova atje".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll